Boksierja algjeriane, Imane Khelif nuk di të ndalet. Pasi mposhti italianen, Angela Carini, tashmë ka marrë një tjetër triumf mjaft të rëndësishëm. Khelif mundi hungarezen, Anna Luca Hamori.
Me këtë fitore, algjeriania siguroi një vend në gjysmëfinale, për kategorinë deri në 67 kilogramë. Automatikisht, Khelif ka fituar edhe medaljen e bronztë, pasi në këtë kategori boksi nuk ka ndeshje për vendin e tretë dhe të katërt.
Mes shumë polemikave pas fitores ndaj boksieres italiane, Imane Khelif u përball edhe me refuzimin e hungarezes për të zhvilluar duelin. Kjo e fundit tha se kjo ndeshje nuk do të luhet, por gjithçka u zhvillua në normalitet dhe algjerianja triumfoi pa probleme.
Poll