Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

Në qendër të vëmendjes nga Prokuroria, Kristian Boçi shfaqet i lumtur me boksierin e njohur në Dubai

Shkruar nga NEWSPORT
Në qendër të vëmendjes nga Prokuroria, Kristian Boçi
 

Pasuritë e Kristian Boçit janë sekuestruar nga Prokurorisë së Tiranës, mirëpo ky fakt duket që nuk e shqetëson aspak biznesmenin e njohur.  Ai vijon normalisht aktivitetet e tij, si mbështetës i sportistëve të boksit. Madje së fundmi është fotografuar duke qeshur “vesh më vesh” krahas boksierit Jurgen Uldedaj.

Ai bashkë me partneren, Drilona Boçi dyshohet se gjeneronin para, duke përfituar nga të ardhurat e trafikut të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, lidhur me lajmin e sekuestrimit të pronave në atë kohë reagoi edhe vetë biznesmeni, Kristian Boçi. Në reagimin e tij Boçi pretendonte se akuzat janë të pavërteta dhe se në 47 vite jetë ai nuk ka shkelur asnjëherë ligjin.

“Zoti nuk më ka sjellë rastësisht në një komb. Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë edhe kafshatën e funit me atë që s’ka. Kurrë nuk i kam hyrë në hak vendit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëje që cënon ligjin e vendit tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu të respektoj unë ty. Jam kalimtarë, në këtë botë do të testohemi me të mirën dhe të keqën përballë. Zoti e bekoftë vendin tim dhe për sa të jetojë do të bëj,” shkruante pak kohë më parë Kristian Boçi.

Në njoftimin e Prokurorisë nënvizohet fakti se Kristian Boçi ka ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se është përfshirë edhe bashkëshortja e tij.

Po kush janë Kristian dhe Drilona Boçi?

Drilona Boçi është pronare e një nga atelietë më të njohura në Tiranë. Bëhet fjalë për “Altar”. Ajo është martuar me Kristianin në moshën 17-vjeçare dhe bashkë kanë dy fëmijë.

Pak vite më parë, ajo ka treguar se bashkëshortin e saj e ka takuar në moshën 16 vjeçare dhe ishte dashuri me shikim të parë. Për shkak të diferencës së moshës, prindërit e Drilonës nuk kanë qenë dakort me lidhjen, por me kohën gjërat ndryshuan. Martesa nuk e ka penguar atë të marrë pjesë në konkurse bukurie dhe të përfundojë studimet për drejtësi.

Nga ana tjetër, Kristian njihet si një personazh dhe biznesmen i njohur, pasi është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e tij luksoze. Madje ai është edhe një mbështetës i sportistëve të boksit dhe njihet për shoqërinë e ngushtë me aktorin e humorit Bes Kallaku.

Pas ndarjes së Xhensilës me aktorin, ishte reagimi i Kristian Boçit që bëri xhiron e rrjetit. Ish miku i ngushtë i çiftit bëri një postim në rrjetet sociale ku shkruante se e kishte paralajmëruar për këtë fund. Në Instagramin e tij, Kristian Boçi shkruante:

 “Mosmirënjohja. Më vjen keq vëllai im, po më beso. Ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë vëlla. Bes Kallaku”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga