Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

“Jam i pandalshëm”, Daniel Dubois paralajmëron kaos kundër Usyk në duelin e titujve botërorë

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam i pandalshëm”, Daniel Dubois paralajmëron kaos
Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois

Daniel Dubois shprehet i bindur se është në formën më të mirë të jetës së tij përpara ndeshjes kundër Oleksandr Usyk këtë të shtunë në Wembley. Britaniku 27-vjeçar thotë se ndihet i pandalshëm dhe është gati të shkaktojë “kaos” në ring.

Kjo është një përballje ribashkimi mes dy boksierëve, pas fitores me polemika të Usyk në 2023 në Poloni. Dubois humbi atëherë me nokaut në raundin e nëntë, pas një goditjeje që u cilësua e paligjshme nga arbitri.

“Jam i pandalshëm”, Daniel Dubois paralajmëron kaos
Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois

Sfida në Wembley do të vendosë fatin e të katër titujve botërorë në peshën e rëndë. Dubois ka shansin të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm britanik që nga Lennox Lewis në vitin 1999.

Promotori Frank Warren tha se Usyk do të përballet me një version të ri të Dubois. “Këtë herë, do të ndeshen me Danielin burrë, jo djaloshin që panë më parë", theksoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga