Boksieri Sherifdeen Lawal ka ndërruar jetë në mënyrë të trishtë, teksa po përballej me rivalin Malam Varela. Ngjarja e rëndë ndodhi në raundin e dytë, ndërsa më pas u ndërpre i gjithë eventi në Londër.
Dhe pse mori ndihmën e parë, boksieri nuk ia doli të shpëtonte. 29-vjeçari i la të gjithë të pranishmit të shtangur pikërisht në duelin e parë.
Kujtojmë se në këtë event ishte programuar dhe ndeshja e Amarildo Bakajt. Sfida e boksierit shqiptar pritej të ishte një ndër më të rëndësishmet e kësaj nate.
Poll