
Aleksandër Kallashi
Një prej protagonistëve kryesor të eventit të boksit profesionist që u mbajt në Durrës, ishte Aleksandër Kallashi.
Boksieri shqiptar i lindur në Fier jeton prej shumë vitesh në Gjermani. Sportisti 31 vjeçar regjistroi suksesin historik për të arritur tek 2 titujt europianë në UBO dhe UBF, 2 disiplina të boksit.
Kallashi triumfoi kundër një tjetër ballkanasi, Biberoviç nga Bosnia. Shqiptari është në formë të shkëlqyer duke kontrolluar kundërshtarin dhe duke e dominuar në çdo aspekt.
Kështu, boksieri kuqezi arriti sukses në peshat e mesme dhe pa të duartrokitej për fitoren e 11-të në karrierë.
Poll