Sportistët shqiptarë vazhdojnë të zhgënjejnë në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020. Ditën e sotme ishte radha e notares, Nikol Merizaj që garoi në disiplinën e 50 metrave stil i lirë. Ajo vendsoi kohën 26.21 dhe u rendit e 3 në baterinë e saj, por që nuk mjaftoi për të kaluar në finale. Me këtë rezulat, Nikol Merizaj u rendit në vendin e 42 nga 80 notare që morën pjesë në këtë garë. KOKSH e konsideron si paraqitje pozitive edhe pse notarja Merizaj u rendit e 42-të.
Postimi i KOKSH:
Nikol Merizaj vendos rekord kombetar por nuk kualifikohet ne finale, e treta ne baterine e saj dhe e 42-ta ne renditjen e pergjithshme.
Notarja shqiptare Nikol Merizaj ka perfunduar garen e 50m stil i lire, e treta ne baterine e saj me kohen 26.21 duke vendosur keshtu rekord kombetar ne kete disipline.
Ky rezultat e rendit Nikol ne vendin e 42 nga 80 notare pjesemarrese, qe per fat te keq nuk ishte pjese e 16-shes se kualifikuar ne finale.
I urojme shume suksese Nikol ne gara te tjera.