Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta 7-ta e artë e futbollit durrsak

Shkruar nga NEWSPORT
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta 7-ta e artë e futbollit durrsak

Futbolli shqiptar merr një lajm të hidhur teksa mëngjesin e sotëm në orën 10 e 45 minuta, u nda nga jeta ikona e futbollit, Agim Bulku. Prej 4 javësh ai ishte i shtruar në një spital në Bolonja ku qëndronte në intubim intensiv për një masë të huaj në pankreas, por fatkeqsisht nuk arriti të dalë nga koma.

Agim Bulku është një ikonë e futbollit Durrsak teksa fillimisht e nisi me Erzenin e Shijakut, për të shkëlqyer më pas me Shkëndijën e famshme. Majën e arriti me Lokomotivën e Durrës (Teutën) me të cilën monopolizoi numrin ‘7’ duke i dhënë lavdinë e duke u quajtur edhe si “7-ta e artë”.

Pas futbollit të luajtur, Bulku u vendos edhe si trajner i Lokomotivës e më pas u angazhua edhe në pozicione më të larta ku caktohet me detyrën e lartë të Kryetarit të Komitetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve për Rrethin e Durrësit. Njëkohësisht zgjidhet, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga