
Vllaznia ditën e sotme ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ka finalizuar me sukses një marrëveshje me kompaninë e sigurimeve “SIGAl Uniqa”. Në fokus është shëndeti dhe siguria, ndërsa synimi është që të gjithë të ndërgjegjësohen se sporti ka një rëndësi të veçantë tek gjithësecili.
“Sporti ka në thelb zhvillimin, shëndetin dhe sigurinë. KF Vllaznia dhe kompania e sigurimeve SIGAL kanë finalizuar ditën e djeshme marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre, si një pikë kulmore profesionalizmi, zhvillimi dhe angazhimi reciprok për të çuar përpara këto parime.
Nga ana jonë, ky bashkëpunim është një shkallë më e lartë përfshirjeje reciproke për të bërë mirë dhe rritur sensibilizimin në qytet mbi rëndësinë e sportit për një shëndet më të mirë; për të realizuar ëndrrat e mijëra fëmijëve që duan të veshin fanellën kuq e blu dhe për të nderuar emrin e gjithë figurave që me vite e kanë bërë krenar qytetin e Shkodrës.
Jemi të nderuar që sëbashku me SIGAL Uniqa, jo vetëm çojmë përpara traditën sportive të qytetit tonë, por edhe i hapim rrugë mundësive të reja, sfidave të përditshme dhe së ardhmes së familjeve tona.
Krenar dhe falenderues për hapat e realizuar mes nesh KF VLLAZNIA dhe SIGAL Uniqa”, ka shkuar klubi kuqeblu.