Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Sporti ekstrem, 10 minuta larg Tiranës! Përjetoni emocione, adrenalinë dhe mësime të qarkullimit rrugor

Shkruar nga NEWSPORT
Sporti ekstrem, 10 minuta larg Tiranës! Përjetoni emocione,

Për adhuruesit e makinave dhe të sporteve ekstreme ka një vend në Tiranë që pak e dinë se ekziston.

KARTODROM TIRANA është një super pistë e dizenjuar pikërisht për garat e makinave 'kart'. Femijët që në moshën 6-vjeçare, djem e vajza si dhe burra e gra të çdo moshe janë të mirëpritur në KARTODROM TIRANA atje ku do të mund të bëjnë një xhiro me makinë dhe të përjetojnë emocione shpejtësie dhe adrenaline.

Kartodromi u inagurua në Qershorin e vitit 2011 nga administratori Armand Zaçe. Armandi ka investuar që nga ajo kohë shumë para për t'i dhuruar shqiptarëve një eksperiencë të rrallë jashtë rutinës dhe jetës së përditshme. Në një sipërfaqe prej 15 mijë metra katrorë përfshihet pista, lokali me pizza dhe pije si dhe këndi i lojërave për fëmijë. Ju mund të kaloni një ditë ndryshe larg stresit e qytetit.

Për fat të keq, prindërit por dhe institucionet publike e private nuk janë shumë të afërt me eksperiencën e kartodromit dhe në këtë fushë ai është përballur me shumë vështirësi për të afruar të rinjtë, por prapë ai nuk dorëzohet.

Tek kartodromi, fëmijët edukohen se si të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, se si të jenë më të kujdeshëm në timon dhe të mbajnë kontakt me natyrën.

Nga ana tjetër, individ të çdo moshe mund të kalojnë momente të bukura me miqtë e tyre dhe të heqin stresin e ditës në mënyrë të shëndetshme.

Në vendin e kartodromit mund të organizohem dhe ekskursione të kompanive private të cilat duan t'i dhurojnë punonjësve të tyre një eksperiencë të rrallë që do i mbushi me energji dhe do i ndihmojë të kenë një përformancë më të mirë në punën e tyre.

Është një eksperiencë e cila mbetet e pa harrueshme dhe të gjithë ata që e kanë përjetuar duan që ta përsërisin.

Kartodromi është i hapur 365 ditë në vit dhe i shërben atyre që kanë nevojën të qetësojnë mendjen dhe të mbushen me emocione të forta. Madje në vendin e kartodromit mund të reklamoni biznesin tuaj dhe të keni një audiencë me mijëra persona çdo ditë.

Para se të vizitoni kartodromin kontaktoni me administratorin për prenotime.

Për informacione rreth çmimeve, oraret si dhe ku ndodhet KARTODROM TIRANA mund të vizitoni faqen https://kartodrom3al.ëixsite.com/kartodromal , faqen në Facebook KARTODROM TIRANA dhe në Instagram 'Gokartkartodrom' ose të kontaktoni në numrat:+355684032373 dhe +355692114137.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga