Eneo Bitri ishte një nga lojtarët që spikati sezonin e shkuar në Superiore me ekipin e Partizanit. Qendërmbrojtësi arriti edhe Kombëtaren me fanelën e kuqe, ndërsa tashmë është transferuar në Çeki. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u kthyer shumë pas në kohë.
Tek moshat, beratasi ishte pjesë e Tomorit. Dhe në një foto me ekipin e vendlindjes ai shfaqet duke festuar, ndërsa në sy bie balta që i ka mbuluar rrobat gjithë lojtarëve. Një çast i fiksuar bukur në jetën e Bitrit si për të treguar se me mund dhe dëshirë, mund të arrihet gjithçka.
[caption id="attachment_686732" align="alignnone" width="727"] Postimi i Bitrit[/caption]
Galeria fotografike ()
Poll