Nata e mbrëmshme ishte festë për të gjithë shqiptarët. Festimet u zhvilluan në çdo cep të botës ku flitet shqip, por epiqendra ishte në stadiumin ‘Air Albania’, aty ku Kombëtarja shqiptare është e pathyeshme në këtë rrugëtim me ndihmën edhe të 22 mijë tifozëve të pranishëm.
Dje u luajt ndeshja e fundit me Ishujt Faroe dhe kuqezinjtë u ndalën në një barazim pa gola, por morën pikën e nevojshme për t’i mbyllur grupet në vendin e parë dhe vazon e dytë në short. Pas fërshëllimës së gjyqtarit, festa e madhe nisi e kulmoi me magjinë e fishekzjarreve rreth impiantit fantastik.
Një pamje marramendëse që ka mahnitur edhe UEFA-n të cilët me një postim në rrjete sociale, ndan foton e veçantë nën diçiturën: Shqipëria feston me stil.