
Mbrëmjen e sotme është luajtur një ndeshje shumë interesante në Serie A mes Romës dhe Milanit. Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-1, ku të dyja skuadrat nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim.
Në fillim ishin kuqezinjtë ata që arritën të kalonin fillimisht në avantazh me anë të Piatek, por sapo ka filluar pjesa e dytë, verdhekuqtë barazuan shifrat me anë të Zaniolo.
Në këto kushte, Roma mbetet në kuotën e 35 pikëve në vendin e 5-të, kurse Milani në vendin e 4 me 36 pikë.
Poll