Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

SPECIALE/ Shiriti i kapitenit dhe nderi i ICARDIT, ja si Alban HOXHA mund ta "ndihmojë" bomberin e INTERIT

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ Shiriti i kapitenit dhe nderi i ICARDIT, ja si Alban HOXHA mund ta

Shkarkimi i Mauro Icardit nga kapiteni i Interit ka hapur shumë debate në arenën e futbollit botëror, pasi është një rast i pazakontë kur një klub me reputacion në historinë e futbollit i heq nga dora "flamurin" e tij një lojtari i dalluar.

Në një periudhë krize rezultatesh dhe përsëritjen e "epidemisë së janarit", argjentinasi nxjerr fytyrën e "kundërshtarit" para tifozëve të tij duke provokuar situatën me mesazhe të paqarta.

Icardi jo pak herë i është kundërvënë tifozëve zikaltër, qëndrimet e tij nuk e kanë ndihmuar të të kthehet në simbol të Interit.

Por të qenit kapiten i ekipit nuk do të thotë ta konsiderosh marrjen e shiritit si një trofe individual për koleksionim, por do të thotë mision, përgjegjësi, sakrificë për ekipin dhe tifozët ku çdo gjë tjetër kalon në plan të dytë; stastikat e golave, milionat e çmendura të merkatos dhe famën.

Rasti i Icardit na kujton në futbollin shqiptar historinë e heqjes së gradës së kapitenit të Partizanit Alban Hoxha, dhe është një histori që është përsëritur dy herë. Por, gardiani i kuq e vendosi nderin në vend në mënyrën më të thjeshtë të mundshme: duke luajtur dhe shpëtuar ekipin në fushë.

Në shtator të 2017, "italianët" e Partizanit (ish-këshilltari i presidentit Demi Luciano Moggi dhe ish-tekniku Mark Iuliano) vendosën t'i hiqnin shiritin e kapitenit Alban Hoxhës pasi ky i fundit nuk iu bashkua skuadrës në stërvitje pas një ndeshjeje me kombëtaren e Shqipërisë ku ishte grumbulluar.

Ai e mirëpriti pa droje vendimin e ashpër të klubit, duke kërkuar publikisht falje dhe duke përveshur dorezat. Në një periudhë krize rezultatesh dhe keqmenaxhimi të sezonit, Hoxha mbrojti në fushë fanelën e kuqe duke luajtur i përkushtuar në çdo moment. 32-vjeçari e zgjidhi çdo gjë me "diplomaci", edhe pse një dënim i tillë mund të mos merrej kurrë kur fati i sezonit ishte në pikëpyetje dhe peshonte më shumë sesa "të bërit shembull" liderin e ekipit. Me largimin e Moggit dhe Iulianos, tekniku Starova riktheu çdo gjë në "pikën zero" duke emëruar sërish kapiten Alban Hoxhën. Më tej ekipi arriti të rimëkëmbte veten pas një periudhe të gjatë zvarritjeje dhe presioni të padurueshëm për rezultatet pozitive.

Thuajse një vit më vonë (nëntor 2018), në prag të një ndeshje domethenëse siç është "derbi i kryeqytetit", Hoxha u shkarkua nga roli i kapitenit pasi u kap në flagrancë nga Policia e Tiranës gjatë një kontrolli kur drejtonte automjetin e tij në gjendje të alkoolizuar. Këtë herë Partizani mendoi një "ndëshkim" të çuditshëm, por jo të pakuptimtë. Alban  Hoxha do të luante titullar ndaj Tiranës, por zyrtarisht si kapiten i Partizanit. Egzon Belica mori përgjejgësinë e kapitenit. Edhe këtë herë Hoxha as nuk revoltohet dhe nuk krijon debat me drejtuesit e klubit dhe skuadrës, por ruan qetësinë për të menduar për misionin e "titullit" dhe sfidat në vijim të kampionatit.

Pasi i shpëtoi në sfidat me Teutën, Kukësin etj ai fiton atë që i takon: drejtësinë, nderin dhe simpatinë e të gjithëve.
Që të shpallesh kapiten duhet të nisësh çdo gjë nga vetja, të justifikosh besimin e çdokujt dhe të "vrasësh" euforinë, lëvdatat dhe pasionin narcistik.

Sot futbollit i mungojnë idhuj të destinuar për të luajtur gjithë karrierën vetëm me një klub dhe thuajse të gjithë vëmendjen e marrin yjet golashënues, milionerë që prodhojnë spektakël dhe gola të paharrueshëm, duke lënë në hije njerëz që punojnë e luftojnë të mbajnë të bashkuar skuadrën në çdo moment kritik.

Prandaj, nëse Icardi nëse Icardi dëshiron të mbetet legjendë dhe ikonë e Interit, duhet të luftojë në radhë të parë me ndërgjegjen e vet. Respekti dhe dashuria fitohet, nuk falet dhe "rrëmbehet me forcë". Ai mbetet një "bomber" sensacional, por më tepër se për yje, Interit në këtë periudhë i nevojiten më tepër lidera dhe "gjeneralë" në fushë, një fakt që në gjithë historinë e tij klubi zikaltër nuk e ka patur kurrë problem.

Vërtetë, ai jeton në një realitet tjetër futbolli dhe jete, por Icardi duhet të mposhtë "armiqtë e vetes" njësoj Alban Hoxha. Kapiten shpallesh nëse falë karakterit të fortë dhe të paepur, jo vetëm në sajë të golave, trofeve, reklamimit të bujshëm mediatik /Dario Velaj/.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga