Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

SPECIALE/ Kur IDHUJT vdesin në fushë, ja cili është futbollisti shqiptar që ra "dëshmor" për futbollin

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ Kur IDHUJT vdesin në fushë, ja cili është

Rënia e Vllaznisë në Kategorinë e Parë sezonin e kaluar konsiderohet një nga momentet më të errëta në historinë e futbollit shqiptar. Klubi më i vjetër i futbollit tonë po kalon një nga periudhat më kritike në historinë e tij, ku borxhet, presionet e mëdha politike dhe kriminale po mbajnë peng ecurinë e skuadrës.

Historia e Vllaznisë është e mbushur me faqe suksesi, dhimbjeje dhe krenarie. Kuqeblutë "furnizojnë" shumë skuadra shqiptare dhe të huaja me talentet e tyre.

Një emër që kujtohet me mall është ai i Suad Durrajt. Ish-qendërmbrojtësi ishte pjesë e një brezi të madh lojtarësh shkodran me Zhegën etj, të cilët fituan shumë trofe në një kohë kur kryeqyteti dominonte në futbollin shqiptar.Durraj do të mbahet mend jo vetëm për aftësitë dhe karakterin e tij të fortë, por për mënyrën si u largua nga kjo jetë.

Ai vdiq në fushën e futbollit, para se të niste ndeshja. Në tetor të vitit 1981, Durraj po kryente nxehmjen me shokët e tij të skuadrës në stadiumin "Vojo Kushi" (emër i vjetër i stadiumit "Loro Boriçi"). 38-vjeçari pëson infarkt dhe bie në fushë. Të gjithë u shokuan.

Megjithëse Durrajt iu dha ndihma e parë nga mjeku i skuadrës, ishte e pamundur të shpëtohej. Suadi kishte vdekur dhe të gjithë vajtonin humbjen e tij të papritur. Përveçse, një lojtar shembullor, Durraj punonte si mësues historie dhe gjeografie në shkollën "7 nëntori".

Suad Durraj është i vetmi futbollist shqiptar që ra "dëshmor"  në fushë. Dita e vdekjes së tij është një moment zie dhe përkujtimi për qytetarët dhe tifozët shkodranë.

Tashmë, futbolli shkodran pret ende për ditën kur zhgënjimi dhe pikëllimi të marrë fund. Të gjithë presin rikthimin e Vllaznisë në Kategorinë Superiore, me shpresën se sërish futbolli shqiptar do të ndezë sërish zemrat e shumë tifozëve. (marrë nga "Shkodra Sport", Gjergj Kola)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga