Napoli zhgënjen ndaj Spartak Moskës në transfetë. Sfida e Europa League e zhvilluar ditën e sotme u mbyll me fitoren 2-1 për skuadrën ruse.
45 minutat e para folën totalisht për vendasit që fituan me rezultatin 2-0. Sobolev zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të me penallti. Sulmuesi gjuajti saktë nga 11-metrat, ndërsa në minutën e 28-të dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Napoli reagoi me Elmasa në mintuën e 64-të. Lojtari me origjinë shqiptare e dërgoi topin në rrjetë duke ngushtuar rezultatin. Spartak u mbrojt mirë deri në fund duke ruajtur rezultatin dhe mori 3 pikë të arta dhe tani renditet në vendin e parë me 7 pikë, po aq sa Napoli i vendit të dytë.
Skuadra e drejtuar nga Spalleti vështirëson kualifikimin pasi nesër Leicester do të përballet me Legian. Skuadra angleze ka 5 pikë, ndërsa Legia 6 dhe nëse një prej skuadrave fiton nesër do të lënë pas Napolin që rrezikon të ngelet jashtë Europa League kur duhet edhe një ndeshje nga fundi.
قوووووووول نابولي الاولHD
— نيفيز هنا (@nnvv22zz) November 24, 2021
Via:@NVEIZHD#UEL pic.twitter.com/8LOxjHVCtP
فرصة نابوليHD
—(@nnvv22zz) November 24, 2021
Via:@NVEIZHD#UEL pic.twitter.com/BVz27KxCYJ
قووووووووووووووول موسكو الاولHD
— نيفيز هنا (@nnvv22zz) November 24, 2021
Via:@NVEIZHD pic.twitter.com/ZwyA0Wwrr2