
Në një intervistë dhënë për “Repubblica”, Gareth Southgate rrëfen një nga netët më të këqija të jetës së tij, atë që i dha kampionatin evropian Italisë së Roberto Mancinit kundër Anglisë së tij.
“Mbetet një humbje që do ta mbaj gjithmonë mend dhe do më përndjek kudo, për pjesën tjetër të jetës. Për shumë do të mbetem gjithmonë ai humbësi i "europianit", edhe nëse fitoj Kupën e Botës këtë vit.
Problemi ynë ishte të kalonim në epërsi pas dy minutash, në një turne ku kishim pranuar vetëm një gol. Pastaj, në mënyrë të pandërgjegjshme, pushuam së luajturi dhe në fund 1-1 me Bonuccin që përmbysi psikologjinë e ndeshjes", ka deklaruar tekniku i “Tre Luanëve”.
Poll