
Tirana do të përballet ditën e sotme me Dinamo Batumin në orën 20:00 në Air Albania, ndeshje e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Conference League. Bardheblutë synojnë fitoren përpara tifozëve të tyre për të shkuar më pas të avantazhuar në ndeshjen e kthimit ku synohet vetëm kualifikimi.
Me anë të rrjeteve sociale, klubi bardheblu ka bërë një postim për ditën e ndeshjes teksa shkruan: Sonte, për Kryeqytetin! Një mënyrë kjo për të ndezur tifozët përpara sfidës së shumëpritur.
Trajneri Orges Shehi pritet të hedhë në fushën e lojës ekipin më të mirë të mundshëm teksa balotazhin e vetëm ka Ardit Hilën apo Regi Lushkjan.
©Marrë nga KF Tirana:
Poll