
Ole Solskjaer ka reagur emocionalisht teksa është shprehur se nëse ekipi nuk reagon pozitivisht në dy ndeshjet e radhës, ai do të largohet nga drejtimi i United. "Djajtë" nga Mançesteri gjenden në ujra të turbullta, teksa shohin që pas çdo jave t'iu largohet zona Champions. Barazimi i fundjavës ndaj Aston Vilës ka sjellë zhvillime të reja përsa i përket pankinës, me trajnerin Solskjaer që iu është drejtuar lojtarëve në mënyrë emocionale. Sipas "The Sun" ai ka kërkuar inpenjim maksimal në ndeshjet e kësaj jave ndaj Tottenham dhe City, në të kundërt do të përshëndetet me skuadrën.
Mendohet se nëse Solskjaerdorëhiqet, ish trajneri i Spurs Pochetino mund të ulet në stolin e United. Për këtë gjë, pronarët janë shprehur pro trajnerit aktual, duke theksuar punën e mirë që ai ka bërë me akademinë e klubit. "Ole foli me klubin dhe ata tanimë janë të fokusuar në ndeshjen me Spurs. Ai nuk është në situatë kritike dhe ka reaguar emocionalisht me deklaratën. Klubin dhe lojtarët i ka në mbështetje", është shprehur zyrtari Ed Ëoodëard.