Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka besim se Alexis Sanchez do të lë pas periudhën negative, teksa do të rikthehet të jetë protagonist me “djajtë e kuq”.
Norvegjezi gjeti kohë edhe për paralelizma, ku shtoi se Sanchez ngjan me një shishe ketchup (salcë) e cila pritet të vij nga momenti në moment kur e ke kërkuar.
“Është shumë i talentuar, por sigurisht ka kaq shumë gjërat të tjera që duhet të ulesh për t’i biseduar dhe për t’i përmirësuar. Nëse ndaj PSG-së do arrinte të shënonte, unë besoj se atij do i rikthehej besimi i munguar. Kjo ndodh shpesh kur nuk i përmbushni objektivat që arrihen lehtë nga stardardet tuaja. Megjithatë, Sanchez është një shishe ketchup, që pasi e pret prej kohësh herët a vonë do të vijë.”-tha Solskjaer.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.