
Milan-Juventus do të jetë sfida e radhës në Kupën e Italisë që do të luhet ditën e sotme në mbrëmje. Takimi i dytë gjysmëfinalistë vë përballë dy skuadrat me mjaft histori në futbollin italian dhe për këtë arsye do të ketë një numër të lartë tifozësh.
Kjo ndeshje ka vendosur edhe një rekord të ri në Kupën e Italisë pasi të pranishëm në "San Siro", do të jetë 75 mijë tifozë për të ndjekur këtë takim. "Sold Out" dhe rekord në këtë takim pasi kurrë më parë në një ndeshje Kupe nuk kishte ndodhur që të kishte kaq shumë tifozë. Milani kërkon të arrijë deri në fund të Kupës duke parë që në kampionat janë larg Kupave të Europës, ndërsa nga ana tjetër Juventusi kërkon t'i fitojë të gjithë trofetë këtë sezon.
Poll