
Sokol Xhihani ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet me një kamera. Gazetari i njohur sportiv ndodhet në Antalia të Turqisë, ku ka ndjekur nga afër fazën përgatitore të gjashtë skuadrave së bashku me ekipin e tij, Supersport. Sot ai duket se ka hequr dorë nga ky profesion për disa minuta dhe ka vendosur të bëjë kameramanin.
"E vendosa! Do të ndryshoj profesion", shkruan Xhihani në formë batute në diçiturën e fotos. Kujtojmë që Skënderbeu ndodhet ende në Antalia të Turqisë, ndaj edhe ekipi i Supersport do të ndjekë nga afër stërvitjen e kampionëve për ta pasqyruar nga afër për sportdashësit shqiptarë.
[gallery columns="1" size="full" ids="74694"]
Poll