
Andrés Iniesta është një ndër më të mirë te Barcelona edhe pse mosha ka ndikuar shumë në përformancën e 33-vjeçarit. Pas pëfundimit të takimit mes Barcelonës dhe Romës mbrëmjen e djeshme, që u mbyll me rezultatin 4-1 në favor të spanjollëve, ai ka folur për mikrofonin e "BeIn Sports", ku ka zbuluar detaje nga e ardhmja e tij.
"Kjo ka qenë një ndeshje si të gjitha ato çerekfinale të Champions-it. Ne jemi munduar të minimizojmë gabimet, por pozicionimi i kundërshtarit na ka kushtuar. Sidoqoftë, kemi patur në zotërim qarkullimin e topit. Edhe rezultati është mjaft pozitiv. Ne shkojmë në çerekfinalen e kthimit në rrugën e duhur. E di se do të ketë lexime të të gjitha llojeve të lojës që zhvilluam, por incidenca e sulmeve ishte pozitive. Për momentin jemi të fortë. A ka një vendim për të ardhmen? Nuk është momenti që duhet ta njoftoj, do të zbulojmë se çfarë do të bëjmë", është shprehur Andrés Iniesta për "BeIn Sports". /NEWSPORT.AL/