Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Skuadër shqiptare në Conference League, arbitrat e Superiores "zbarkojnë" në "Johan Cruijff Arena"

Shkruar nga NEWSPORT
Skuadër shqiptare në Conference League, arbitrat e Superiores

Arbitrimi shqiptar nga dita në ditë po njeh rritje në skenën e futbollit europian e botëror.

UEFA dhe FIFA u ka besuar arbitrave shqiptarë drejtimin e shumë ndeshjeve në arenën ndërkombëtare dhe sërish të enjten Enea Jorgji si kyresor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt do të vendosin drejtësi në ndeshjen e 1/8-ave në Conference League, Ajax-Aston Villa.

Ky takim do të startojë në orën 18:45 në stadiumin “Johan Cruijff Arena” dhe arbitrat shqiptarë do të gjykojnë këtë sfidë në Conference League, që tani është futur në fazën më emocionuese me eleminim direkt.

Sukseset në arenën ndërkombëtare janë një vlerësim i madh për futbollin shqiptar dhe në veçanti për sektorin e arbitrimit që kanë bërë një punë të madhe për të arritur në këto nivele.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga