Milan Skriniar kaloi në Paris gjatë merkatos së verës, me sllovakun që nisi kështu një aventurë të re në një tjetër kampionat. Mbrojtësi u largua nga Interi dhe tashmë synon që të jetë protagonist tme kampionët e Francës në Ligue 1.
Skriniar është kthyer menjëherë në një titullar të padiskutueshëm për formacionin e Luis Enriques dhe nga grumbullimi i kombëtares për shkak të ndeshjeve të Euro 2024 ka folur edhe për PSG-në.
“Jam i lumtur sepse tani ndjehem mirë fizikisht, ndeshjet e para me PSG nuk shkuan ashtu siç ne ndëshironim. Por, trajneri Enrique gjithnjë na ka komplimentuar për paraqitjen dhe së fundmi jemi rikthyer te rezultatet pozitive.Jam i bindur se skuadra do të vijë në rritje përgjatë sezonit. Dua të luaj sa më shumë sepse kam si objektiv të bëj të lumtur tifozët e PSG dhe të vërtetoj se kam çfarë t’i jap këtij klubi. Nuk do t’i zhgënjejmë”, u shpreh Skriniar.