
Si mund të dyshonim tek ata? Prej ditësh u ngrit një shqetësim për numrin e ulët të biletave të shitura për ndeshjen miqësore Shqipëri – Bullgari. Ndoshta përballja me Çekinë na ‘mësoi’ keq me biletat që u shitën për punë minutash.
Deri ditën e djeshme u shtiën rreth 7000 bileta për miqësoren që po luhet aktualisht, por numri zyrtar është shtuar ndjeshëm ditën e sotme. Janë plot 16.500 bileta të shitura me tifozët që nuk e ‘lënë në baltë’ Kombëtaren as në miqësore.
Si duket shqiptarët, duke parë edhe ‘fluksin e ulët’, e kanë lënë për t’i blerë biletat në fund teksa ditën e sotme janë shitur thuajse 10 mijë të tilla.
Poll