Sulmet e drejtuesve të klubeve ndaj gjyqtarëve në javët e fundit kanë qenë të shpeshta, ndërsa termi “non grata” u bë i zakonshëm gati për çdo arbitër në Superligë.
Para ndeshjes Skënderbeu-Partizani, FSHF u gjend në hall për të vendosur se cili do të ishte gjyqtari për këtë supersfidë, duke qenë se klubi korçar dhe ai kryeqytetas kishin shprehur më pare, pakënaqësitë e tyre ndaj disa prej arbitrave të kampionatit.
Ndërkohë, sot në Korçë gjykoi Kridens Meta, ndërsa asistentët e tij Ermal Barushi dhe Ridiger Çokaj, të ndihmuar nga Rejdi Avdo si gjyqtar i katër dhe Eldorian Hamiti e Juxhin Xhaja pas porte, mund të thuhet se merituan notën “10” duke iu përshtatur plotësisht, një ndeshjeje të tillë.
Kjo nisur nga fakti se arbitrar sot zhvilluan një paraqitje në lartësinë e duhur, të përshtatshme me një supersfidë, ndërsa me vendimet e tyre nuk ndikuan në asnjë moment në tempin e ndeshjes.
Pas takimit Skënderbeu-Partizani…asnjë fjalë për gjyqtarët, nga askush prej kampeve të skuadrave respektive! Një supersfidë edhe për 6 arbitrat e sotëm në Korçë!