Sot, në orën 13:00, Lushnja do të presë Skënderbeun për të luajtur takimin e javës së 15-të të kampionatit. Korçarët udhëtojnë në këtë transfertë të "gjymtuar" pasi në dispozicion të trajnerit Ilir Daja nuk janë katër lojtarë, të cilët do të jenë mungesa të rëndësishme për kryesuesit e tabelës së klasifikimit.
Martin Nespor, Bruno Dita, Tefik Osmani, këta tre lojtarë nuk mund të zbresin në fushën e lojës për shkak të problemeve shëndetësore. Gledi Mici ka plotësuar numrin e kartonave dhe në këto kushte nuk mund të ndihmojë ekipi në transfertën ndaj Lushnjes.
Te Lushnja do të ketë vetëm dy mungesa. Kristi Marku dhe Orgesa Gava, që të dy kanë plotësuar nurmin e kartonave dhe nuk mund të marrin pjesë në takimin e ditës së sotme.