Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Skënderbeu drejt Gjirokastrës pa pesë titullarë, dyshja Abazaj-Bregu "fërkojnë" duart

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu drejt Gjirokastrës pa pesë titullarë, dyshja

Skënderbeu do të luajë ndeshjen e javës së 17-të të kampionatit në transfertë ndaj Luftëtarit sot në orën 14:00. Korçarët besojnë te suksesi, por problem këtë herë mbeten mungesat, të cilat nuk janë pak, por pesë të tilla.

Ali Sowe do të jetë mungesa e rëndësishme e Skënderbeut në këtë transfertë e cila do mundohet të plotësohet nga Xhejms. Afrim Taku është një tjetër mungesë. Suad Sahiti mësohet se nuk ka udhëtuar me grupin për shkak të një dëmtimi. Mungesa e katërt është ajo e Nazmi Gripshit i cili është grumbulluar me U-20 duke braktisur Skënderbeun në tranfertën ndaj Luftëtarit.

Mungesa e pestë dhe e fundit është ajo e Blerim Krasniqit. Sulmuesi mësohet se ende nuk është federuar te korçarët për shkak të disa problemeve me dokumentacionet.

Në këto ksuhte, trajneri Ilir Daja duhet të bëjë mirë llogaritë pasi në Gjirokastër i pret dyshja "Abazaj-Bregu", të cilët do kërkojnë të bindin drejtuesit e klubit korçar për cilësitë e tyre duke shënuar me fanelën e Luftëtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga