Partizani ngriti në “qiellin e shtatë” trofeun e titullit kampion. Këtë e bëri vetëm në javën e fundit, teksa me pikë të barabarta me Tiranën, triumfojmë për shkak të përballjeve direkte.
Për “Oversport” pas kësaj feste të madhe do të flisin Alban Hoxha dhe Bekim Rexhepi duke treguar edhe marrëdhënien mes tyre.
HOXHA:
Fitorja e titullit? Patjetër që të dalësh kampion është një emocion i veçantë. Nuk ndodh shpesh të përjetosh këtë kënaqësi. Unë e kam provuar dy herë. Jeta ime është e lidhur me Partizanin, nuk ka rëndësi luaj apo jam në stol. Është ditë e veçantë dhe sigurisht do të festojmë, për më pas të shikojmë.
Titulli i fundit? Jo nuk besoj që do të jetë i fundit. Kam edhe ca vite për të luajtur. E ndjej vetën mirë dhe shpresoj që edhe pas futbollit të jao diçka si pjesë e klubit.
Çfarë pozicioni si pjesë e stafit? President (qesh).
Çfarë këshillash i keni dhënë Rexhepit? Është një portier i afrimuar dhe unë i uroj më të mirën. Jemi shumë miqë të mirë”.
REXHEPI:
Çfarë këshillash keni marrë nga Hoxha? Është e vështirë në aspektin spikologjik. Çdo ditë në stërvitje kemi nisur të shoqërohemi dhe për çdo gjë që më ka thënë unë jam munduar të marr më të mirën.