
Atletico Madrid po zhgënjen këtë sezon. Skuadra e Diego Simeonës është skualifikuar nga çdo kompeticion europian, ndërsa edhe në La Liga është 8 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Barcelona dhe 9 më pak se Reali kryesues.
Kjo ecuri padiskutim ka sjell edhe “krisje” brenda skuadrës. Në Spanjë vazhdimisht flitet se tekniu argjentinas mund tyë largohet nga Atletico dhe se drejtuesit kanë nisur kontaktet e para me Luis Enrique.
Por jo vetëm kaq, pasi marrëdhënia mes Simeones dhe yllit të ekipit, Joao Felix tashmë është prishur dhe “dashuria” mes tyre tashmë ka prekur pikën 0.
Në këtë mënyrë drejtuesit kanë nxjerr në shitje lojtarinn e tyre, ndërsa presin oferta për të lënë të lirë protugezin, për të cilin Manchester United qëndron në “pole-position”.
Sipas mediave spanjolle, “Roji Blancos” janë të vendosur për të mos lënë largimin e yllit të skuadrës pa përfituar nga shitja e tij 120 milionë eur. Mbetet të presim nëse United do i plotësojë dëshirën Erik Ten Hag për talentin e Portugalisë.