Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“S’jemi të kënaqur me barazim, duam kualifikimin”, drejtori Plori: Do të na mbështesin shumë tifozë

Shkruar nga NEWSPORT
“S’jemi të kënaqur me barazim, duam kualifikimin”,

Vllaznia ka mbërritur në Belfast aty ku do të luajë ndeshjen e parë në Conference League ndaj Linfield në Conference League. Drejtori sportive i shkodranëve, Elvis Polri ka dhënë një prononcim për mediet vendase ku ka folur për skuadrë ne tij, kundërshtarin dhe mundësitë për kualifikim.

“Është ndeshja e parë, kemi një skuadër relativisht të re, ka entuziazëm në ekip, shpresoj që të luajmë mirë. Pavarësisht se kundërshtarin e kemi parë në videot e ndeshjeve të fundit, nuk është njësoj si ta shikosh në video dhe të jesh në fushë. Shpresoj që të bëjmë mirë. Gjendja e skuadrës duket mirë, them se të gjithë janë në rregull dhe të gatshëm, ka harmoni në skuadër. Tani do shikojmë në ndeshje si do paraqitemi.

Me përjashtim të qendërmbrojtësve që janë të rinj, pjesa tjetër e skuadrës është thuajse ajo që ka qenë edhe vjet. Me eksperiencën që kanë edhe futbollistët e afruar në merkato, janë përshtatur shumë shpejt. Është shumë pozitive që do të ketë shumë tifozë shkodranë në Belfast, unë mbaj mend edhe në ndeshje më përpara që kemi pasur në Irlandë ka pasur shumë tifozë që na kanë mbështetur. Tifozët i japin një shtesë më shumë lojtarëve dhe skuadrës.

Do të jetë një ndeshje e fortë, por objektivi jonë është kualifikimi. Duhet të jemi të kujdesshëm, të marrim një rezultat pozitiv atje, pastaj ndeshja e dytë do të jetë e hapur. Këto janë përballje Europiane, nuk mund të thuash që je i kënaqur me barazimin, apo je i kënaqur me rezultat tjetër. Normalisht që fitorja do të na kënaqte me shumë”, u shpreh Plori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga