Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Sirena" gjermane për mesfushorin e Interit, zikaltërit kërkojnë shitjen përfundimtare

Shkruar nga NEWSPORT
"Sirena" gjermane për mesfushorin e Interit, zikaltërit

Joa Mario është një nga lojtarët e radhës që pritet të largohet nga skuadra e Interit. Mesfushori portugez duket se nuk do të jetë pjesë e skuadrës italiane për sezonin e ri, detaj ky që ka dalë në skenë shumë kohë më parë.

Së fundmi, sipasa asaj që shkruan "Spox.com", mësohet se për shërbimet e mesfushorit është interesuar skuadra e Schalke 04. Nuk dihet ende nëse do të ketë një blerje përfundimtare të portugezit nga gjermanët apo fillimisht do kalojë në formë huazimi dhe më pas shitje përfundimtare.

Drejtuesit e klubit të Interit kërkojnë shitjen përfundimtare kjo për shkak se kushtet financiare janë të dobëta te zikaltërit dhe një shumë e majme parash në këto momente nuk do ishte keq për ta duke patur parasysh që janë "shkundur" në merkaton e verës.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga