
Jasir Asani mund të largohet nga kampionati hungarez. Ish-lojtari i Partizanit ka bërë mirë me Kisvardën duke rënë në sytë e të huajve.
Kësisoj csakfoci.hu raporton se anësori mund të vijojë karrierën në Korenë e Jugut. 27-vjeçari u transferua te Kisvarda në korrik të vitit 2021. Ai ka shënuar 10 gola duke dhënë edhe 11 asiste në 52 ndeshje.
Asani ka kontratë me klubin hungarez deri në qershor të vitit 2024. Vlera e tij sipas transfermarkt është 550 mijë euro. Nga Europa, tashmë mëngjërashi ka shansin të provojë një aventurë në Azi.
Poll