
Koreja e Jugut është pranë një eleminimi të mundshëm që në fazën e grupeve. Humbja ndaj Ganës ka vështirësuar shumë situatën e tyre në grup. Aktualisht ndodhen në vendin e fundit me 1 pikë, dhe ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë kundër Portugalisë.
Koreja e Jugut njihet për ligjet e forta dhe strikte që ka ky shtet. Në botërorin e 2018 në Rusi, Koreja e Jugut eleminoi Gjermaninë në fazën e grupeve. Interesante para kësaj ndeshje ishte që shumë lojtarë mund të dënoheshin me shërbim ushtarak për disa muaj në rast eleminimi.
Kjo pasi në ligjin e shtetit shkruhet që: “Çdo i ri mes moshësh 18-35 vjeç, duhet të kryej dy vite shërbim kombëtar, sipas Aktit të Shërbimit Ushtarak të viti 1949.”
Kujtojmë që ylli i Tottenham u shkëput për 3 javë, nga aktiviteti tij në fushën e blertë për të kryer këtë shërbim në ushtri, gjatë vitit 2019.
Mbetet për t’u parë nëse qeveria e Koresë do të tolerojë lojtarët e saj në rast eleminimi.