Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sinan Idrizi ndryshon mëndje, hap dyert e tribunës qëndrore, por diçka nuk ndryshon sërish

Shkruar nga NEWSPORT
Sinan Idrizi ndryshon mëndje, hap dyert e tribunës qëndrore, por

Flamurtari do të luajë sot ndaj Laçit në orën 16:00 ndeshjen e javës së 15-të të kampionatit në Superligë. Kjo është ndeshja e fundit që luhet në stadiumin "Flamurtari" në Vlorë dhe si e tillë pritet që interesi nga ana e tifozerisë të jetë i lartë.

Ndryshe nga ndeshja e kaluar, ku administratori Sinan Idrizi vendosi që për tribunën qëndrore të mos shitej asnjë biletë dhe në të të qëndronin nxënës shkollash dhe tifoze femra, në takimin e sotëm, është vendosur që për tribunën qëndrore të shiten bileta,  të cilat do të kushtojnë 700 lekë të rinj.

Diçka nuk ndryshon, edhe në takimin e ditës së sotme, hyrja për femrat dhe nxënësit e shkollave do të jetë falas. Klubi vlonjat si duket ka ndjekur të njëjtën strategji si në ndeshjen e fundit, ku interesi ishte i lartë dhe kështu pritet të jetë edhe sot.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga