
Rast me Covid-19 edhe te Atletiko Madrid. Renan Lodi ka shfaqur simtoma të gripit që në muajin mars dhe ka njoftuar direkt klubin madrilen. Skuadra spanjolle nuk e ka bërë zyrtare, por pas analizave të kryera këtë javë tashmë është konfirmuar që lojtari ka Covid-19.
Lodi kishte simptome të lehtë në muajin mars, por nuk kishte bërë tamponin, ndërsa me daljen e përgjigjeve do të qendrojë në shtëpi për 14 ditë në mënyrë që të shërohet plotësisht edhe të bashkohet me skuadrën në stërvitje. Atletiko ashtu si shumica e klubeve të tjera në Spanjë ka nisur zyrtarisht përgatitjet në pritje të vendimit për rifillimin e La Ligas.
Poll