Sampdoria nuk po kalon aspak moment të mirë në kampionat, shkak për këtë është dhe situata e rëndë finanziare e cila mban në “fije të perit” falimentimin e klubit. Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo vëshirësi, arbitrazhi ka vendosu në një gjobë ndaj klubit.
Ndeshja e fundit në kampionat ishte ajo kundër Napolit kryesues, e cila u mbyll me shifrat 0-2 në favor të miqve. Arbitrazhi ka vendosur që të gjobisë klubin për sjelljen e tifozëve të tyre. Përgjatë takimit ka pasur thirrje rraciste ndaj miqve napoletan dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re.
Vendimi:
Shoqëria SAMPDORIA gjobitet me një shifër prej 10 mijë eurosh. Mbështetësit e saj, para fillimit të ndeshjes dhe 37 minuta pas pjesës së dytë, këndonin thirrje fyese me origjinë territoriale ndaj mbështetësve të ekipit kundërshtar.