
Pasi siguruan mbijetesën në Superligën e basketbollit shqiptar për meshkuj, Vllaznia është pranë zyrtarizimit të trajnerit të ri. Tekniku bullgar Nikolai Gospodinov do të mbërrijë në Shkodër në datën 19 maj për të parë kushtet në të cilën stërvitet skuadra dhe lojtarët. Ai do të qëndrojë për 2-3 ditë dhe më pas do të caktohen pikat e marrëveshjes. Lajmin e konfirmon "Shkodra News".
Gospodinov ka një karrierë të gjatë prej gati 1 dekade duke fituar trofe me Levski Sofian, ndër të cilat spikat Liga Ballkanike. Ai ka punuar dhe si asistent në kombëtaren e basketbollit të Bullgarisë në vitet 2013-2014
Bullgari pritet të pasojë homologun e tij kroat Neven Plantak në stolin e Vllaznisë.
Poll