Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Siguruan kualifikimin në Champions League, Pioli: Nuk i trembemi askujt!

Shkruar nga NEWSPORT
Siguruan kualifikimin në Champions League, Pioli: Nuk i trembemi askujt!

Milan arriti të siguronte kualifkimin për në fazën tjetër të Champions League vetëm në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, teksa mbëmjen e djeshme ia doli të mposhte me shifrat 4-0 Salzburgun në “San Siro”.

Një fitore që i pozicionoi kuqezinjtë në vendin e dytë në grupin B, pas Chelsea. pas kësaj fitoreje ka folur edhe tekniku i italianëve, Stefano Pioli  për “Amazon Prime Video Italia” ku ka theksuar se tashmë nuk i tremben asnjë kundërshtari.

“Nuk ka rëndësi se me kë luajmë, në çdo rast do të jetë stimuluese dhe e vështirë.  Ne jemi kampionë të Italisë dhe duhet të luajmë futbollin tonë, duke u përpjekur të shkojmë sa më larg. Nuk ka nevojë të kesh frikë nga asgjë. Tani duhet të kthehemi në rrugën e duhur në Serie A, të qëndrojmë sa më afër Napolit, që janë në një ecuri të jashtëzakonshme”, përfundoi tekniku i kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga