
Kjo treshe simpatike presidentësh do të jetë e pranishme sot në stadiumin e Lensit për të bërë tifo për Shqipërinë, si gjithë shqiptarët e tjerë. Si mund të mungonte? Duket se presidentët e klubeve shqiptare janë organizuar mirë për të shkuar në Francë, duke lënë pas krahëve edhe ndonjë zënkë apo thumb që kanë pasur gjatë kampionatit. Për t’u përshëndetur është fakti se presidentët Ardjan Takaj i Skënderbeut dhe Safet Gjici i Kukësit, nuk janë treguar aspak mendjemëdhenj, por kanë marrë në “grupin” e tyre edhe presidentin Arben Laze të Elbasanit, që aktualisht po vuan në kategorinë inferiore. Sot edhe presdentët e klubeve do të jenë në shkallët e stadiumit për të bërë tifo.
Poll