Dinamo është një prej skuadrave më aktive si në merkaton në hyrje ashtu edhe në dalje.
Mesfushori 24-vjeçar, Plarent Fejzaj është largimi i radhës nga kampi i Bluve.
Mungesa e një akordi mes palëve e ka detyruar futbollistin e lindur në Ballsh që të zgjedh largimin nga kryeqytetasit për ta vijuar karrierën diku tjetër.
"Si çdo fillim e ka dhe një fund ashtu dhe bashkëpunimi im me Dinamon. Kam qënë dy vite plotë punë, emocion dhe sakrificë, ku këtë vit realizuam objektivin që ky emër i madh e meriton të jetë. Për këtë falenderoj gjithë shokët e ekipit ku kaluam momente shumë të bukura, trajnerët dhe stafin për përkushtimin," shkruan mes të tjerash mesfushori Fejzaj.
Në të shkuarën, Fejzaj ka veshue fanellën e Kamzës, Burrelit dhe skuadrës së vendlindjes së tij, Bylisit.
