Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shvajnshtaiger kthehet në fushë pas një viti dhe shënon për Mançesterin

Shkruar nga NEWSPORT
Shvajnshtaiger kthehet në fushë pas një viti dhe shënon

Bastian Shvajnshtaiger është rikthyer në fushën e gjelbër pas një mungesë 1-vjeçare.

Mesfushori gjerman nuk luante me Mançesterin që prej ndeshjes së fundit kundër Shefild Junajted për Kupë, gati një vit më parë.

Por, sot pikërisht për FA Cup, mesfushori gjerman është aktivizuar nga Murinjo si titullar dhe madje ka arritur të shënojë në minutën e 88-të në fitoren 4-0 që Mançester Junajted arriti ndaj Viganit në "Old Trafold".

Një gol që ndoshta mund të shërbejë edhe si shtysë për Murinjon që të harrojë "fiksimin" e tij kundër Bastian Shvajnshaiger, të cilin nuk e aktivizonte prej 1 viti, madje e dërgoi në fillim të sezonit të stërvitej me ekipin e të rinjve. Golat e tjerë për Mançesterin në fitoren ndaj Viganit u shënuan nga Felaini, Smolling dhe Mikitarjan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga