Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shumë probleme për KOMBËTAREN, Shkëlqim MUÇA nuk kursehet

Shkruar nga NEWSPORT
Shumë probleme për KOMBËTAREN, Shkëlqim MUÇA nuk

Pas përfundimit të miqësores me Norvegjinë, i ftuar në emisionin "Ëndërr kuqezi" në RTSH ka qenë specialisti i futbollit, Shkëlqim Muça i cili ka komentuar këtë takim.

Ai specifikoi se, ndeshja nuk ishte në nivelin e duhur, majde as në atë nivel sa trajneri të kishte mundësi të shihte vlerat e lojtarëve në fushën e blertë.

"E kisha parashikuar që do ta kishim të vështirë sot me atë mesfushë që kishim. Nuk pamë asnjë gjë të saktë sot. Skuadra nuk luajti me impenjimin e duhur, në mënyrë që edhe trajneri të shohë dhe të nxjerrë mësimet nga një ndeshje miqësore. Pashë një ekip të shturrur.  Mavraj dhe Ajeti ishin katastrofë. Sadiku nuk kishte një lojtar pranë që të kapte zonat që ai linte bosh. Lojtarët e krahëve qëndronin shumë larg shokëve të ekipit. Grezda dhe Roshi nuk u kthyen pas duke mos ndihmuar ekipin. Strakosha ishte në formë, sepse na shpëtoi në shumë raste. Jo çdo lojtar që luan jashtë është gati për të qenë pjesë e Kombëtares. Pashë lojtarë që nuk kishin nivelin e duhur, si Ramadani, Bare, Lika apo edhe Qaka. Duhet të bindin shumë te Shpresat që të vijnë në Kombëtare. Mua Grezda nuk më pëlqeu fare, sepse merrte topin dhe kërkonte të bënte vet çdo gjë. Ne nuk kemi 2-3 lojtarë cilësorë në ekip që të na nxjerrin nga situata. Jemi një ekip punëtor dhe këtë gjë e kishte kuptuar De Biazi, i cili i mori maksimumin grupit", u shpreh Muça në emisionin "Ëndërr kuqezi" në RTSH.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga