
Manchester City po përgatitet të bëjë ofertën e parë zyrtare në drejtim të Dortmund për shërbimet e yllit të kombëtares së Anglisë Jude Bellingham. Një garë e çmendur për mesfushorin 19 vjeçar pritet të nisë në merkaton e verës, pasi në ndjekje të tij janë shumë ekipe.
Manchester United dhe Liverpool janë ekipet që po monitorojnë nga afër lojtarin që shumë shpejt pritet të rikthehet në vendlindjen e tij. Bellingham ka arritur të bëjë perfromanca të shkëlqyera me Dortmund ku dhe ka arritur kombëtaren e madhe. E ardhmja e tij duket shumë pranë City pasi oferta prej 90 milionë eurove mund të pranohet nga Dortmund.
Poll