Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shuarja e Mbretit PELE, Santos pezullon fanellën me numrin 10

Shkruar nga NEWSPORT
Shuarja e Mbretit PELE, Santos pezullon fanellën me numrin 10

Bota e futbollit është në ditë zie teksa vdekja e ikonës Pele ka tronditur dashamirësit e këtij sporti por jo vetëm. Nga miqtë e ngushtë deri te figura të tjera jo-sportive kanë reaguar për shuarjen e një ylli i cili ishte një nga pionerët e këtij sporti të bukur.

Klubi ku Pele u rrit dhe aty ku krijoi lavdinë, Santos  ka vendosur të pezullojë përdorimin e fanellës me numrin 10 për gjithë vitin e ardhshëm në kujtim të Pelé , futbollistit legjendar brazilian dhe simbolit të klubit.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti Andres Rueda duke shpjeguar se numri mund të dalë edhe në pension: “Për momentin, në këtë 2023, është pezulluar përdorimi i numrit 10. Më vonë do të flasim për këtë me Këshillin dhe do të shohim nëse do ta tërheqim fanellën."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga