
Ëndrra e Karim Benzema për të luajtur në Botërorin e Katarit u shua ditën e djeshme teksa Franca njoftoi largimin e tij nga grumbullimi pas një dëmtimi. Humbje shumë e madhe për kampionët në fuqi që pas shumë mungesave, ju duhet të bëjnë edhe pa lojtarin më të mirë në botë.
Nuk mbaron këtu makthi për sulmuesin. Pas ekzaminimeve mjekësore, dëmtimi në kofshë rezulton më i rëndë seç pritej dhe lojtari i Real Madrid do të jetë jashtë fushave për plot 3 muaj duke rrezikuar kështu edhe ndeshjen e Champions League përballë anglezëve të Liverpool.
Real Madrid dhe Liverpool përballen në datën 21 shkurt, ekzaktësish 93 ditë nga sot. Benzema do të jetë në garë me kohën për të qenë gati për superduelin me anglezët me objektivin për të ruajtur fronin si kampionët e Europës.