Ai quhet Adrian Guri dhe është vetëm 9 vjeç. Adriani është shahisti më i ri, i cili nderoi flamurin kombëtar, pasi arriti të marrë vendin e tretë në turneun e 25-të ndërkombëtar të shahut.
Turneu u zhvilluar në Montecatini Terme, në Itali, në datat 27-30 dhjetor 2016, ku pjesë ishte dhe shahisti me moshën më të vogël nga Shqipëria.
Adriani garoi në kategorinë me ELO<1500, ku pjesëmarrësit ishin me ELO mesatarisht 200-300 pikë më të lartë. Edhe pse vetëm 9 vjeç, Adriani u përball me kundërshtarë shumë më të mëdhenj në moshë duke zhvilluar një garë tepër dinjitoze, ku grumbulloi 4.5 pike ne 6 takime dhe fitoi kupën e vendit 3-të, në 50 pjesëmarrës, duke lënë mbrapa në renditje 47 shahiste të tjerë nga Italia dhe Sllovenia.