
Marvin Cuni, kartoni i të cilit zotërohej nga Bayern Munich ka mbyllur aventurën e tij në Gjermani ku së fundi aktivizohej me Saarbrucken në Ligën e 3-të gjermane në formë huazimi.
Cuni ka kryer sot në mëngjes testet mjekësore te Frosinone dhe pritet të prezantohet në klub ditën e sotme ose të nesërme.
21-vjeçari ka luajtur edhe me Grossaspach dhe Paderbon ekip që është pjesë e Bundesliga 2. Ekipi i Frosinone e sheh talentin shqiptar si një përforcim të mirë në repartin e sulmit.
Poll