
Luftëtari do të luajë të dielën kundër Lushnjës, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për të besuarit e Hasan Likës. Pozitat në tabelën e klasifikimit nuk janë brenda pritshmërive. Shefi i klubit të Luftëtarit, Antonio Nora përmes një postimi në rrjetet sociale fton të gjithë tifozët të bashkohen për të marrë një fitore kundër ekipit lagunar. Mesazhi i tij është i qartë dhe tejet emocionues teksa shkruan:
"Tre vite më parë Luftëtari ishte duke rënë nga Kategoria e Parë në të Dytën. I harruar nga të gjithë! Pothuajse u harrua nga të gjithë, më falni! Në ndeshjen me ekipin pretendent të Lushnjës, pas shumë kohësh u rikthyen "SHBZ", si një shkëndijë që ndezi zjarr stadiumin e tifozët që ishin katandisur si mos më keq dhe skuadra nuk humbi etj etj. Nuk po e zgjas sepse tifozët e vërtetë e dinë shumë mirë këtë histori, pasi i kam pasur në krah, por Luftëtari SHPËTOI.
Nuk u rrëzua dhe të shkatërrohej. Desha me këtë të kujtoj se ndonjëherë e vetmja gjë që i mungon ekipi është përkrahja dhe ja ku vjen sërish Lushnja. Edhe vetë nuk mundem ta ndez edhe njëherë atë zjarr. Po ju ftoj, ju kujtoj ju që doni ekipin ta përkrahni dhe këtë ndeshje ta fitoni bashkë me skuadrën... (këtu s'dua të më komentojë asnjë intelegjent nga këta që e duan ekipin vetëm kur është mirë, po vetëm ata që e duan ekipin me gjithë zemër. Jo si këta që kanë dashuri fallso si telenovelat turke)", përfundon ai.
[gallery columns="1" size="full" ids="164285"]