
Sot, Shqipëria U-17 do të luajë kundër Turqisë U-17, ndeshje e vlefshme për volejboll për femra. Ekipi ynë kombëtar do të përballet me vajzat turke në orën 17:30.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Volejbollit bënte me dije:
“Sot pasdite, ekipi ynë kombëtar U 17, i përbërë nga lojtaret Adora Kika, Petrikela Nako, Paola Gjyshja, Gentjana Kodra, Adma Mikopula, Valeria Maraj, Megi Shabanaj, Emi Bregu, Alice Gjergji, Emanuela Ramo, Flavia Memolla, Sofia Llapa, Stafi, trajner
Amarilda Prenga-Sijoni
Ass/trainer Gentiana Nicaj (statist)
Ass/trainer Gracian Shehu Terapeut Endi Llaperi
Team manager Vincenzo Kaçorri do të luajnë sot ndeshjen e grupit në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Nën-17-vjeçaret F
Në këtë takim të parë, që do te luhet duke nisur nga ora 17:30 me orën lokale (ora 15:30 me orën e Tiranës) Kombëtarja e Nën-17-vjeçareve përballet me bashkëmoshataret e përfaqësesues vendase, Turqisë.
U urojmë suksese vajzave kuqezi!
ForcaShqiperi
Nejeminje”.